Laser epilation
Teuta Advanced Aesthetics është qendër e specializuar në punën me teknologjitë e avancuara të Laserit dhe IPL.
Në Teuta A. Aesthetics ju ofrohet trajtimi më i mirë afatgjatë i heqjes së qimeve me një sistem të avancuar që është i përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës; lëkurë e bardhë, e nxirë dhe e errët.
Mos hezitoni të telefononi klinikën tonë nëse keni pyetje rreth opsioneve të trajtimit në dispozicion.
Teknologjia që ne përdorim
Teuta Advanced Aesthetics është krenare t'ju ofrojë më të mirën në teknologjinë e heqjes së qimeve me laser – Laserin Diodë nga Alfaparf dhe IPL gjerman nga HaSKI. Teknologjia më e avancuar dhe e provuar klinikisht e disponueshme për të pastruar fytyrën dhe trupin tuaj nga qimet e padëshiruara përgjithmonë.
Teknologjia e standardit të artë përmban pulse që mund të trajtojnë në mënyrë efektive të gjitha llojet e lëkurës dhe qimeve të trupit, së bashku me shtesën e patentuar që ofron ftohje të vazhdueshme në lëkurë për të minimizuar çdo shqetësim.
Arsyet pse të zgjedhni qendrën tonë për epilim me llaser:
Teuta Advanced Aesthetics me 19 vite përvojë pune dhe 13 vite përvoje në epilim me laser. Teknologjia më e avancuar dhe certifikiuar në EU-laser diodë me ftohje dhe IPL gjerman. Epilimi me laser punohet nga estetistet tona të trajnuara dhe me shkollim mjekësor.
Pse te largoni qimet me llaser
Teknikat e heqjes së qimeve si depilimi dhe rruarja dhe llojet e tjera të largimit të qimeve mund të ofrojnë vetëm lehtësim të përkohshëm nga qimet. Elektroliza mund të jetë e dhimbshme dhe kërkon vite të tëra trajtimesh të vazhdueshme për të qenë efektive.
Duke qenë se laseri është një dritë e pastër dhe shumë selektive me të njëjtën gjatësi vale optimale të ngjyrës së kuqe, ai konsiderohet metoda më efektive dhe më e sigurt për heqjen e përhershme të qimeve, veçanërisht kur kryhet nga një teknik i kualifikuar.
Me heqjen e qimeve me laser, ju patjetër do të fitoni një lehtësim të përhershëm nga të gjitha qimet e padëshiruara dhe vetëm përmes seancave të shkurta trajtimesh. Në të vërtetë do të keni një lëkurë të butë dhe pa qime gjatë gjithë jetës.