Këshilla për kujdesin pas trajtimit me Dermapen 4
Mos u ekspozoni në diell
Pasi të keni kryer procedurën tuaj të Dermapen – microneedling, qëndroni larg diellit dhe mos aplikoni asnjë krem kundër diellit(ditën e parë).
Mos përdorni produkte me “përbërës aktiv”.
Pas procedurës, shmangni çdo produkt për kujdesin e lëkurës që ka përbërës aktiv. Këto zakonisht përfshijnë përbërës si: alfa hidroksi acidet, retinol dhe agjentë të tjerë të ngjashëm. Lëkura do të jetë shumë e ndjeshme dhe këto produkte vetëm sa do ta irritojnë më tej.
Shmangni përdorimin e grimit pas trajtimit
Është e domosdoshme që lëkura juaj të “marrë frymë” dhe të shërohet për 24 orë pas procedurës. Kanalet e lëkurës janë të hapura dhe përdorimi i brushës së grimit mund të depërtojë në pore, veçanërisht nëse ato janë shumë të holla, duke shkaktuar acarim të mëtejshëm. Përdorimi i një brushe grimi që është përdorur më parë mund të kontaminojë lëkurën dhe, për pasojë, të çojë në infeksione. Prisni 24 deri në 48 orë përpara se të aplikoni grimin e fytyrës për t’i dhënë lëkurës tuaj kohën e nevojshme të rikuperimit.
Përdorni një maskë freskuese për fytyrën
Pasi tretmanit me Dermapen mund të përjetoni një inflamacion ose skuqje të lëkurës. Përdorimi i një maske freskuese do të ndihmojë në uljen e inflamacionit ose skuqjes së lëkurës, duke ju dhënë më shumë rehati.
Përdorni një krem regjenerues
Kremat regjeneruese kanë veti që ndihmojnë në shërimin e lëkurës, ndihmojnë në qetësimin e lëkurës dhe reduktojnë më tej irritimin.
Shmangni djersitjen
Ndërsa djersiteni poret e lëkurës tuaj do të rihapen dhe bakteret në lëkurë mund të hyjnë në shpimet e lëkurës. Kjo mund të çojë në një reaksion negativ ose infeksion.
Pini ujë
Është e rëndësishme të qëndroni të hidratuar para dhe pas procedurës suaj për të ndihmuar lëkurën tuaj të shërohet dhe regjenerohet më shpejt.