Çka është Pillingu Kimik?

Pillingu kimik përdor solucione profesionale për të larguar qelizat e vdekura dhe për të trajtuar shqetësimet e lëkurës.
Solucionet e aplikuara gjatë tretmanit arrijnë të largojnë shtresën e qelizave të vdekura, duke krijuar hapësirë për regjenerimin e qelizave të reja.
Problemet e zakonshme të lëkurës që mund të trajtohen me pilling kimik:
Minimizon poret duke larguar shtresën e dëmtuar të lëkurës.
Zbeh linjat e holla dhe rrudhat duke stimuluar prodhimin e kolagjenit.
Largon njollat e hiperpigmentimit të shkaktuara nga dëmtimi i diellit apo mosha.
Përmirëson dhe rregullon kualitetin e lëkurës duke i dhënë teksturë të njëtrajtshme dhe lëmuar.
Përmirëson gjendjen e akneve dhe cikatricet e shkaktuara nga aknet.

Për kë është i përshtatshëm?

Pillingu kimik është tretman i cili mund të personalizohet për tju përshtatur çdo lloj lëkure, përfshirë lëkurën e ndjeshme, duke qenë procedurë e sigurt për shumicën e tipeve të lëkurës.

Si tretman që regjeneron lëkurën është i përshtatshëm për fytyrë, qafë dhe dekolte.

Kohëzgjatja & Kundërindikimet

Procedura e pillingut kimik zgjatë 30 deri në 45 minuta, varësisht nga problemet që trajtohen.
Që lëkura të rikuperohet, është shumë me rëndësi kujdesi pas procedurës, ku ju duhet të:
Mos ekspozoheni në diell deri në 2 javë pas tretmanit
Përdorni kremë me SPF 50+ vazhdimisht
Mos bëni dush të nxehtë menjëherë pas tretmanit
Shmangni prekjen apo kruarjen e lëkurës në zonat e trajtuara

Megjithëse pillingu kimik është tretman i sigurt, ai nuk rekomandohet tek:

Shtatzënia dhe gjidhënia
Lëkura e djegur nga dielli
Alergjitë apo plagët e hapura në vendin e aplikimit
Kanceri i lëkurës ose sëmundjet autoimune