Çka është tretmani Plazma Pen?

Plasma Pen është tretmaan jo-invaziv i avancuar, i cili krijon tkurrje dhe forcim të menjëhershëm të lëkurës në zonën e trajtuar.
Duke krijuar një seri pikash në lëkurë, Plazma Pen stimulon regjenerimin natyral të lëkurës në shtresat epidermale dhe dermale, proces i njohur si fibroblasting. Fibroblastet janë qelizat më të zakonshme të lëkurës që prodhojnë kolagjen.
Si rezultat, trupi fillon të prodhojë kolagjen dhe elastinë të re për të përmirësuar strukturën dhe tonin e lëkurës.

Për kë është i përshtatshëm?

I përshtatshëm pothuajse për të gjitha tipet e lëkurës dhe me rezultate të menjëhershme, Plazma Pen është tretman që i sjell rininë lëkurës tuaj. Plasma Pen është tretman i përshtatshëm për:
Fytyrë, zonën rreth syve, zonën rreth buzëve dhe gojës,

Rezultatet

Plasma Pen është tretman i cili bën tërheqjen e lëkurës, largimin e shenjave të moshës.
Rezultatet që sjell Plasma Pen janë të dukshme menjëherë pas tretmanit. Gjatë 12 javëve të para, lëkura është në proces të regjenerimit, ku krijohen indet e reja, të rinuara dhe të tërhequra. Pas kësaj, lëkura fillon të prodhojë kolagjen dhe elastinë, të cilat zbusin dhe eleminojnë linjat dhe rrudhat, rezultate të cilat zgjasin deri në 3 vjet.

Kohëzgjatja & Kundërindikimet

Plasma Pen është tretman i cili zgjatë 30 deri në 60 minuta.
Për 5-7 ditë pas trajtimit tuaj, ju do të përjetoni ndjeshmëri të lëkurës, ënjtje, dhe kore të lëkurës.
Gjithashtu, është shumë e rëndësishme që të mos largoni më dorë koret e lëkurës. Pas tretmanit ne rekomandojmë të merrni suplement të vitaminës C, për t’i dhënë sistemit imunitar nxitjen që i nevojitet për t’u shëruar shpejt.
Ju duhet të përdorni kremin SPF 50 dhe të shmangni rrezitjen në diell deri në 4 javë pas procedurës.