Çka është terapia me radiofrekuencë?

Terapia me radiofrekuencë (RF), e quajtur edhe shtrëngimi i lëkurës me radiofrekuencë, është një metodë jokirurgjikale për shtrëngimin e lëkurës tuaj. Procedura përfshin përdorimin e nxehtësisë për të ngrohur shtresën e thellë te lëkurës të njohur si derma. Kjo nxehtësi stimulon prodhimin e kolagjenit dhe elastinës.

Për shkak se dobësia e lëkurës ndodh rreth moshës 30 vjeçare dhe nivelet e kolagjenit fillojnë të bien, rekomandohet terapia RF për të ruajtur elasticitetin e lëkurës dhe për të nxitur stimulimin e fibroblasteve.

Benefitet e tretmanit me radiofrekuencë:

Radiofrekuenca konturon fytyrën në mënyrë jokirurgjike dhe forcon lëkurën.
Redukton rrudhat si dhe përmirëson elasticitetin e lëkurës.
Stimulon sintezën e kolagjenit dhe elastinës duke e bërë lëkurën të duket e tërhequr dhe rinore.

A është efektive terapia me radiofrekuencë?

Terapia RF është shumë efektive dhe konsiderohet si një nga trajtimet më të mira për regjenerimin dhe ngritjen e lëkurës. Është një opsion i shkëlqyeshëm që nuk kërkon ndërhyrje kirurgjikale dhe nëse doni të maksimizoni rezultatin, mund ta kombinoni me seanca microneedling.

Në tretmanin e radiofrekuencës, përdorim pajisje  të teknologjisë  së fundit për të siguruar se lëkura juaj merr një trajtim efektiv dhe të sigurt. Nëpërmjet kësaj teknike, ju mund të riktheheni në një dukje të re dhe të rrezatuese, duke eliminuar rrudhat.